
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mesditën e së hënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.