Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

13:50 | 03 Mars 2026
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-te-dyshuarit-per-sulm-dhe-kanosje-ne-gjakove

Policia e Kosovës, ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe gjetjen e një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’kanosje’’ dhe ‘’sulm’’.

Në komunikatën për media, policia njofton edhe se rasti ka ndodhur në Gjakovë, në një qendër tregtare.

‘’Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

Komento: