Prattipati takon Krasniqin, ambasada: U diskutua mbështetja e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve

16:10 | 03 Mars 2026
prattipati-takon-krasniqin,-ambasada:-u-diskutua-mbeshtetja-e-qeverisjes-lokale-qe-u-sherben-te-gjitha-komuniteteve

E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes SHBA’së dhe Kosovës, si dhe, mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve.

‘‘E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin Elbert Krasniqi për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit SHBA–Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve. Institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive përbëjnë themelin e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal’’, ka njoftuar ambasada.

Komento: