Kolë Krasniqi: Procesi për presidentin s’mund të nisë pa dy kandidatë, fundi duhet të jetë zgjedhja ose zgjedhjet

19:50 | 04 Mars 2026
kole-krasniqi:-procesi-per-presidentin-s’mund-te-nise-pa-dy-kandidate,-fundi-duhet-te-jete-zgjedhja-ose-zgjedhjet

Njohësi i Kushtetutës, Kolë Krasniqi në emisionin Gazeta ka deklaruar se procesi i votimit për presidentin nuk mund të fillojë pa u siguruar paraprakisht dy kandidatë.

Sipas tij, praktika që të paraqitet vetëm një kandidat dhe të procedohet me votim është e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese.

“ Nuk mundet me ardhë procesi te votimi pa u siguru 2 kandidatë. Duhet me pas parasysh se nuk mundet me shku 1 kandidat dhe me thënë ‘okej, e zgjedhim’ ”, është shprehur Krasniqi.

Ai theksoi se aktualisht jo vetëm institucionet, por e gjithë Kosova është në pritje që të formalizohen dy kandidatura, në mënyrë që procesi të nisë në mënyrë të rregullt dhe legjitime.

“ Ne po presim dhe po pret gjithë Kosova të bëhen të dy kandidatët dhe të fillojë procesi. Natyrisht, të gjithë e dimë se procesi fillon, por ai proces e ka edhe fundin e vet. Dhe ai fund duhet të përfundojë me zgjedhjen e presidentit ose me shkuarje në zgjedhje ”, deklaroi ai.

Sipas Krasniqit, epilogu i këtij procesi është i qartë: ose vendi do të zgjedhë presidentin e ri në Kuvend, ose në të kundërtën do të përballet me zgjedhje të reja./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Komento: