Nagavci demantohet live në konferencë, megjithatë insiston: Unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht

20:30 | 04 Mars 2026
nagavci-demantohet-live-ne-konference,-megjithate-insiston:-une-sot-ia-garantoje-votat-e-levizjes-vetevendosje,-e-them-publikisht

Pasi u demantua pikërisht në kohën  sa ishte në konferencë nga zyra e presidencë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë gjeti një zgjidhje për t’u përgjigjur në atë që presidenca e quajti gënjeshtër që VV ia kishte ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e deputetëve të saj për të shpallur kandidaturën por që ajo gjoja paska refuzuar, raporton Ekonomia Online.

E kur u zu ngushtë nga gazetaret të cilët ia lexuan reagimin demant aty në konferencë, Nagavci u zotua duke siguruar se do t’ia garantojë Osmanit votat e VV-së.

“Zonjës Learta për të cilën unë e njoh personalisht por edhe zonjës presidente unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtete unë sot garantoj në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar me garë tutje”, tha ajo.

Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë

Komento: