Nesër mblidhet Qeveria për 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

23:50 | 04 Mars 2026
neser-mblidhet-qeveria-per-28-vjetorin-e-epopese-se-uck-se

Nesër do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 09:00.

Në njoftim thuhet gjithashtu se nga ora 12:00, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Komento: