
Njësitet policore në Vushtrri, gjatë aktiviteteve të tyre operative e hetimore, në dy raste të ndara kanë sekuestrimit dy armë zjarri.
Në rastin e parë, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSh), gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në rastin e dytë, hetuesit policorë, gjatë hetimeve që ndërlidhen me një rast të dhunës në familje, te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë (fishekë, një boks hekuri dhe një thikë.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Gazeta10
