Prattipati në Presidencë për takim me Osmanin

15:55 | 05 Mars 2026
prattipati-ne-presidence-per-takim-me-osmanin

Presidentja Vjosa Osmani është takuar më të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi, përkundër që vjen në kohën e zhvillimeve të shumta lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka qenë i zakonshëm.

Afati i nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja pas një kohë të gjatë të bllokadave që përjetoi vendi.

Presidentja Osmani kishte shfaqur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat në krye të vendit, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën iu fut garës bashkë në mandatin e parë, tashmë për kandidat të saj ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca.

Presidenca ka paralajmëruar një konferencë për media të Osmanit sot pasdite.

Komento: