Këshilli Gjyqësor i Kosovës i propozon Presidentes për dekretim 17 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore, dy prej tyre nga komuniteti serb

16:45 | 05 Mars 2026
keshilli-gjyqesor-i-kosoves-i-propozon-presidentes-per-dekretim-17-kandidate-per-gjyqtare-ne-gjykatat-themelore,-dy-prej-tyre-nga-komuniteti-serb

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në mbledhjen 363-të ka dërguar për dekretim te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, 17 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, dy prej të cilëve janë nga komuniteti serb.

Në këtë rast janë zhvilluar dy procese të ndara rekrutuese, andaj në të parin bëjnë pjesë 15 kandidatë, e në të dytin dy kandidatët e komunitetit serb.  Emrat e 15 kandidatëve që u dërguan për dekretim dhe caktimi i tyre nëpër gjykatat themelore është si në vijim:

Labinot Murati—Gjykata Themelore Prishtinë
Jasmin Aliti—Gjykata Themelore Prishtinë
Dardan Beli— Gjykata Themelore Gjakovë
Eliron Olluri—Gjykata Themelore Prishtinë
Eduard Aliu—Gjykata Themelore Mitrovicë- dega Skenderaj
Leonit Çoçaj—Gjykata Themelore Prizren- dega Dragash
Naim Rexha—Gjykata Themelore Mitroivcë- dega Vushtrri
Leudita Skoro—Gjykata Themelore Priezren- dega Suharekë
Zanë Buçinca—Gjykata Themelore Ferizaj
Rinor Frangu—Gjykata Themelore Ferizaj
Asdren Selmani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Nobvobërdë
Bardha Krasniqi—Gjykata Themelore Prishtinë
Edita Ferati—Gjykata Themelore Prishtinë
Gentrit Kuqani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Novobërdë
Labinot Demiraj—Gjykata Themelore Gjakovë- dega Rahovec.
Gjithashtu, u dërguan për dekretim dy kandidatët për gjyqtarë në gjykatat themelore nga komunitet serb: Vilko Radiq dhe Igor Stojkoviq.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar procesin e testit me shkrim për gjyqtarë nga lëmia penale dhe civile, dhe po ashtu procesin e intervistimit.

Konkursi është shpall për 15 pozita të lira për gjyqtarë në nivel të Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu KGJK miratoi listën prej 28 emra për mandat të përhershëm, listë e cila u dërgua tek Presidentja e vendit me emrat si në vijim:

Adelina Jusufi
Adem Krasniqi
Aferdita Prenaj
Agron Kratash
Albana Ukshini
Astrit Gashi
Avni Berisha
Bajram Cacaj
Blerima Kurtaj
Blerta Kelmendi
Driton Sadiku
Driton Ahmeti
Driton Nocaj
Fisnik Gashi
Florid Hasku
Gentiana Shabani
Hatixhe Beka
Leotrim Gashi
Leart Rexha
Lirikë Sylaj
Shqipron Sedolli
Shaban Prekallla
Merisa Callakoviq
Marigona Lajca
Nderim Musa
Petrit Curri
Qëndresa Tahiri
Vlerona Maliqi
Gjithashtu, në takimin e së enjtes, KGJK miratoi draft-Rregulloren Nr.02/2026 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.17/2024 për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës.

Për këtë Rregullore, anëtarja e Këshillit dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj theksoi se përfshihet Gjykata Administrative duke u përcaktuar regjistrat përkatës për këtë gjykatë. Tha se pjesë e ndryshimit të rregullores janë shtatë shtojca.

Në anën tjetër, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se ky dokument përbën ndër dokumentet më të rëndësishme, pasi që është bërë pjesë e shtojcave edhe procedura e ekzekutimit për të gjitha gjykatat, duke përmbyllur një diskutim të gjerë dhe kompleks që është zhvilluar paraprakisht.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në këtë takim draft- Rregulloren 03/2026 për Procedurën e Avancimit të Gjyqtarëve, si dhe plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025 për Publikimin e Vendimeve Gjyqësore.

Po ashtu, është bërë edhe miratimi i Udhëzuesit për Inspektim Gjyqësor, si dhe doracaku për Komunikim dhe Koordinim në mes të KGJK-së dhe gjykatave, KGJK-së dhe Komisioneve, Sekretariatit të KGJK-së dhe Administratës së gjykatave dhe Njësisë për Inspektim Gjyqësor (NjIGj) me KGJK dhe gjykata.

Këshili po ashtu miratoi draft-Raportin e Punës për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës për vitin 2025, u bë ndryshimi i planit të punës së Gjykatës Komerciale me numër GJ.A.nr.808/2026 i datës 3 mars 2026, si dhe u vendos për përzgjedhjen e gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës për vitin 2026, në programin “EXCEL”, përmes komandës “RANDOM”.

Më pas, u bë e ditur se gjyqtari Naser Maliqi për shkak të arritjes së moshës së pensionit u dërgua për lirim nga detyra te presidentja e vendit.

Këshilli bëri të ditur se është bërë vlerësimi performancës së drejtorit të përgjithshëm të SKGJK-së, Shkelzen Maliqaj dhe drejtorit të NjIGj-së, Dulë Gjocaj.

Krejt në fund, u miratua lista e materialit arkivor për muzeun e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Këshilli, në fillim të takimit me dyer të mbyllura kishte trajtuar rastet disiplinore si në vijim:

Vazhdimi i seancës dëgjimore- GJTHFR-AD.GJTH.FR.nr.07/2025;
Vazhdimi i seancës dëgjimore- GJTHPR-AD.GJTH.PR.nr.17/2025;
Themelimin e Panelit Hetimorë – Nr.AD/KGJK/02/2026/GJTHPZ-AD/GJTHPZ.nr.02/26;
Shqyrtimi i ankesës së kandidatit për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Ferizaj dega në Shtërpcë

Komento: