Cakolli ‘‘paralajmëron’’ vakum institucional në KQZ: Duhet të emërohen anëtarët e rinj, afati është i ngushtë

16:55 | 05 Mars 2026
cakolli-‘‘paralajmeron’’-vakum-institucional-ne-kqz:-duhet-te-emerohen-anetaret-e-rinj,-afati-eshte-i-ngushte

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend duke thënë se ‘’skenari i zgjedhjeve’’ të reja po ‘’duket gjithnjë e më i mundshëm’’.

Cakolli ka thënë se, pavarësisht situatës me postin e presidentit, institucionet duhet të sigurohen që të paktën përgatitja për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje.Cakolli ka deklaruar edhe se, afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ’së është ‘’tashmë jashtëzakonisht i ngushtë’’.

‘’Për më tepër, institucioni që i organizon ato duhet të jetë jo vetëm funksional dhe me mandat, por edhe i pakontestueshëm, në mënyrë që gjatë procesit zgjedhor të mos hyhet në debat për legjitimitetin e tij’’, ka deklaruar ajo.

Postimi:

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndonëse mbetet e paqartë nëse do të ketë zgjidhje apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, institucionet duhet të sigurohen që të paktën përgatitja për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje.

Kjo nënkupton para së gjithash qartësi për përbërjen e KQZ-së, që është e lidhur me ciklin zgjedhor dhe duhet të reflektojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pas certifikimit të rezultateve më 9 shkurt, ligji përcakton një procedurë deri në 42 ditë për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, sipas përbërjes së re të Kuvendit. Presidentja ka pasur 30 ditë afat – që skadon më 11 mars – për t’u kërkuar partive parlamentare nominimet. Këto të fundit kanë një javë për t’i dorëzuar emrat, ndërsa emërimi bëhet brenda pesë ditëve nga Presidentja.

Megjithatë, grupet parlamentare me të drejtë propozimi ekzistojnë vetëm për sa kohë që Kuvendi ka mandat dhe nuk shpallen zgjedhjet e reja. Me skenarin e zgjedhjeve që duket gjithnjë e më i mundshëm, kjo do të thotë se afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është tashmë jashtëzakonisht i ngushtë.

Kjo bëhet edhe më problematike për shkak se ligji aktual nuk parasheh më vazhdim automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë, siç përcaktohej me ligjin e vjetër. Prandaj, në një moment kur zgjedhjet e reja mund të bëhen të pashmangshme, nisja dhe përmbyllja e kësaj procedure brenda afateve ligjore është thelbësore për të shmangur çdo vakum institucional në administrimin e zgjedhjeve.

Për më tepër, institucioni që i organizon ato duhet të jetë jo vetëm funksional dhe me mandat, por edhe i pakontestueshëm, në mënyrë që gjatë procesit zgjedhor të mos hyhet në debat për legjitimitetin e tij.

Komento: