
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.
Në konferencë për media, presidentja tha se vendimi vjen pasi përfaqësuesit e popullit, sipas saj, vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës,” deklaroi Osmani.
Ajo shtoi se, në përputhje me kompetencat kushtetuese, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit,” theksoi presidentja.