Papunësia në Kosovë mbi 13 përqind

15:45 | 19 Mars 2026
papunesia-ne-kosove-mbi-13-perqind

Agjencia e Statistikave në Kosovë bashkë me ReKOS 2024 kanë bërë një hulumtim lidhur me gjendjen e papunësisë në Kosovë. Sipas të dhënave në Kosovë shkalla e papunësisë arrin deri në 13.9%.

“Analiza përfshin të dhëna mbi popullsinë sipas gjinisë, përkatësisë etnike dhe tipit të vendbanimit, si dhe mbi popullsinë e moshës 15–64 vjeç sipas statusit të aktivitetit ekonomik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se shkalla e jo-aktiviteti është mbi 51.6%, ku femrat prijnë me mbi 65%.

“Shkalla e jo-aktivitetit mbetet një nga sfidat kryesore të tregut të punës në Kosovë me 51,6 %. Kjo
dukuri është veçanërisht e theksuar tek femrat, ku shkalla e jo-aktivitetit është 65,4 %, krahasuar me
37,8 % te meshkujt”, thuhej në njoftimin e ASK-së.

“Sektorët kryesorë ekonomikë që dominojnë punësimin, ishin: tregtia me 19,7 %, prodhimi me 12,7
%, ndërtimtaria me 9,6 %, arsimi me 8,5 % dhe administrata publike dhe mbrojtja me 8,2 %”, thuhej në njoftim.

Komento: