
Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti kritikat ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asnjë gjë” për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së ndaj Iranit.
Lideri amerikan duket se i dha një paralajmërim NATO-s, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga aleanca, përveç që ata të “mos e harrojnë këtë”.
“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur, tani të shkatërruar ushtarakisht, të iranit. SHBA-të nuk nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO, por “mos e harroni kurrë” këtë pikë shumë të rëndësishme!”, shkruan Trump.
Më parë, Trump ka qenë shumë kritik ndaj aleatëve të tij në Evropë për mosdhënien e mbështetjes më të fortë ndaj luftës së tij.
Edhe pse pretendon se nuk ka nevojë për ndihmën e tyre, presidenti amerikan i ka kritikuar disa herë për faktin se nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në luftën që kanë nisur Uashingtoni dhe Izraeli.