Barcelona me mungesë të madhe ndaj Atletico Madridit

17:04 | 02 Prill 2026

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka munguar sërish në stërvitjen kolektive, duke shtuar shqetësimet rreth rikuperimit të tij.

Reprezentuesi holandez ka qenë jashtë fushave për një muaj për shkak të një lëndimi në muskujt e kofshës, ndërsa paraqitja e tij në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Atletico Madrid pothuajse është përjashtuar.

Ndërkohë, Barcelona shpreson që De Jong të rikthehet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atleticos, që zhvillohet javën e ardhshme.

Në mungesë të tij, Marc Bernal do të vazhdojë të mbajë rolin kryesor në mesfushë përkrah Pedrit.

Padyshim kjo do të jetë mungesë e madhe pasi siç e dimë De Jong është i padiskutueshëm në formacionin bazë të Hansi Flick, kurse katalunasit kanë nevojë vetëm për pikët e plota në këtë përballje.

Barcelona aktualisht është lider i vetëm në La Liga, katër pikë para Real Madridit derisa nëse nuk arrin fitore atëherë gara në kampionatin spanjoll do të bëhet shumë më e hapur.

Kujtojmë, përballja mes Atleticos dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

Komento: