
Një përleshje fizike është raportuar në Leposaviq dje rreth orës 20:30, ku një person ka mbetur i lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull shtetas i Serbisë, ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte duke festuar në një aheng, është kanosur dhe më pas është sulmuar fizikisht nga një femër, gjithashtu shtetase e Serbisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ,ndërsa e dyshuara pritet të intervistohet per procedura të mëtejme.
“Leposaviq/ 11.04.2026 – 20:30. Viktima mashkull shtetas i Serbisë ka raportuar se derisa ka qenë në festë duke festuar është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër shtetase e Serbisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ,ndërsa e dyshuara pritet të intervistohet per procedura të mëtejme”.