Daut Haradinaj përkujton me nderim të thellë dëshmorin Ekrem Sadik Dili në 27-vjetorin e rënies së tij

10:00 | 12 Prill 2026
daut-haradinaj-perkujton-me-nderim-te-thelle-deshmorin-ekrem-sadik-dili-ne-27-vjetorin-e-renies-se-tij

Përmes një postimi publik, edhe Dauti ka ndarë fjalë nderimi për figurën e Ekrem Dilit, duke theksuar se vlerat dhe sakrifica e tij vazhdojnë të jetojnë përmes familjes Dili dhe brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, ai u shpreh se, edhe pse nuk e kishte njohur personalisht heroin, frymëzimi për veprën e tij heroike e ka gjetur te familja, e cila me krenari dhe përkushtim e ruan dhe e lartëson kujtimin e tij.

Ai gjithashtu theksoi se sot, pas 27 vitesh, dëshmorët e kombit vazhdojnë të nderohen nga djemtë dhe vajzat e ushtrisë më të re të Evropës.

“Lavdi Ekremit dhe gjithë dëshmorëve të kombit,” përfundon mesazhi i tij.

Komento: