OVL e UÇK-së kujton dëshmorët e Istogut: Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë

12:50 | 12 Prill 2026
ovl-e-uck-se-kujton-deshmoret-e-istogut:-sakrifica-e-tyre-eshte-gurthemeli-i-shtetit-tone

OVL e UÇK-së ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, duke nderuar me respekt dhe përulje jetën dhe veprën e të rënëve për liri.

Përmes një postimi, kjo organizatë ka vlerësuar lart sakrificën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë gjatë luftës çlirimtare si pjesë e Brigada 133 “Adrian Krasniqi”.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit,” thuhet në reagim.

Tutje, OVL e UÇK-së thekson se sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i shtetit dhe simbol i qëndresës.

“Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri,” vijon postimi.

Në mesazhin përkujtimor, organizata shton se dëshmorët do të mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë, ndërsa kujtimi për ta nuk do të zbehet kurrë. Lavdi!” përfundon reagimi.

Komento: