Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa pjesëmarrëse në procesin vëzhgues të zgjedhjeve në Hungari

13:35 | 12 Prill 2026
deputetet-monika-zajkova-dhe-mimoza-musa-pjesemarrese-ne-procesin-vezhgues-te-zgjedhjeve-ne-hungari

Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa po marrin pjesë në misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, që po mbahen sot.

Misioni përbëhet nga mbi 130 parlamentarë nga 37 vende anëtare të OSBE-së dhe bashkëpunon me ekipin e OSBE/ODIHR-it, si dhe me vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Këshillin e Evropës.

Vëzhguesit janë të shpërndarë në disa rajone të vendit për të monitoruar procesin zgjedhor. Qëllimi i misionit është të vlerësojë nëse zgjedhjet zhvillohen në përputhje me standardet demokratike të OSBE-së, duke përfshirë votimin e lirë, fushatën e drejtë dhe qasjen në media. Raporti paraprak i vëzhguesve do të prezantohet më 13 prill në Budapest.

Komento: