Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

16:10 | 12 Prill 2026
ilir-ferati:-sakrifica-e-deshmoreve-te-istogut,-udherrefyes-per-brezat-e-sotem

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar sot Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, duke shprehur mirënjohje të thellë për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë.

Përmes një postimi publik, Ferati theksoi se kujtimi për dëshmorët duhet të jetë i përhershëm dhe një rikujtim i vazhdueshëm i çmimit të lartë të lirisë.

Ai vlerësoi veçanërisht guximin e të rinjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, siç u shpreh ai, me vetëdije të plotë dhanë jetën për atdheun.“Historia jonë duhet të mbetet udhërrëfyes në çdo hap që ndërmarrim, në mënyrë që të mos harrojmë kurrë se nga kemi ardhur dhe kujt i jemi falë për lirinë që e gëzojmë edhe sot”, ka shkruar Ferati.Në përfundim të mesazhit të tij, ai u shpreh se 12 Prilli duhet të shërbejë si një ditë reflektimi dhe nderimi për të gjithë dëshmorët e Istogut, duke theksuar se lavdia e tyre është e përjetshme.

Komento: