
Interesi i Moskës në zgjedhjet në Hungarisë është bërë i dukshëm, duke pasur parasysh që kryeministri Viktor Orban është i vetmi lider i Bashkimit Evropian që bllokon në mënyrë sistematike sanksionet dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, si dhe mbështet marrëveshjet e gazit me Rusinë.
BBC ka raportuar se para zgjedhjeve, agjencia Bloomberg publikoi një transkript të një bisede mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Orban-it, e zhvilluar në tetor 2025, transmeton Klankosova.tv.
Në të, Orban thuhet se e ka krahasuar veten me një mi që shpëton një luan, i cili më pas nuk e vret atë.
Ai gjithashtu, sipas raportimeve, i ka thënë Putinit se për çdo çështje ku mund të jetë i dobishëm, “jam në shërbimin tuaj”.
Kremlini nuk e ka parë këtë publikim si problematik, duke deklaruar se ai “e paraqet Orbanin nga një këndvështrim pragmatik dhe efektiv” dhe si dikë që mbron interesat e vendit të tij.