Istog: Një person humb jetën në vetaksident

08:50 | 13 Prill 2026
istog:-nje-person-humb-jeten-ne-vetaksident

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kjo është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi.

“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai

Komento: