Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Malit të Zi, Serbisë e Bosnjës nga nesër deri të premten

12:25 | 13 Prill 2026
dogana-e-shqiperise-kufizon-qarkullimin-e-kamioneve-drejt-malit-te-zi,-serbise-e-bosnjes-nga-neser-deri-te-premten

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri ka bërë me dije se do të ketë një kufizim të përkohshëm në qarkullimin në disa pika doganore drejt Mali i Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njoftimit zyrtar, masa do të hyjë në fuqi nga data 14 deri më 16 prill dhe do të ketë si qëllim kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në këto drejtime.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se do të ketë përjashtim vetëm për transportin e mjeteve që transportojnë kafshë të gjalla, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht

Komento: