Komisioni voton kundër propozimit të Bytyqit për të realizuar vizitë në Kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë

11:15 | 14 Prill 2026
komisioni-voton-kunder-propozimit-te-bytyqit-per-te-realizuar-vizite-ne-kampin-“enver-zymberi”-ne-mitrovice

Me 5 vota kundër dhe 4 për, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar kundër propozimit që anëtarët e këtij komisioni të realizojnë një vizitë në Kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë.

Propozimi ishte bërë nga deputetja e AAK-së, Arbana Bytyqi, me arsyetimin për të parë nga afër kushtet në këtë kamp. Për këtë propozim votuan deputetët e opozitës, ndërsa kundër dolën deputetët e pozitës, duke theksuar se në këtë kamp nuk mund të ketë qasje kushdo.

Kryesuesi i Komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se hyrja në këtë kamp është e kufizuar.

“Unë pikërisht e thash që nuk mund të jetë në Kampin Enver Zymberi çdokush”, tha ai.

Komento: