Musliu: Qëllimi i VV-së është të kapë Bordin e RTK-së e KPM-në që të krijojë diktat e anarki

15:45 | 14 Prill 2026
musliu:-qellimi-i-vv-se-eshte-te-kape-bordin-e-rtk-se-e-kpm-ne-qe-te-krijoje-diktat-e-anarki

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, është që ta ‘’kap’’ Bordin e RTK-së dhe KPM-në.

Ajo ka thënë se kësisoj, VV-ja teton të krijojë ‘’diktat dhe anarki’’ në institucione.

‘’Synimi i tyre konkret është me kap Bordin e RTK’së edhe me kap KPM’në edhe me kriju diktat edhe anarki në të gjitha institucionet e vendit, dhe unë jam kundër këtij regjimi. Nuk mundemi ne në këtë formë, duke degradu çdo proces, me vazhdu tutje. Krejt ça kemi kërku është, respektim i rregullave’’, ka thënë Musliu.

Komento: