
Mesfushori Luka Modric i ka vendosur tri kushte drejt AC Milanit në mënyrë që ta rinovojë kontratën.
Kroati ka qenë ndër lojtarët më të mirë të “Rossonerëve” këtë edicion, kësisoj gjiganti italian dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin edhe për sezonin tjetër.
Megjithatë, para se ky sezon të përfundojë – Modric i ka kërkuar Milanit për t’ia plotësuar tri kushte.
Në bazë të raportimeve të gazetarit Gianluca di Marzio, Modric kërkon një skuadër garuese, që do të jetë në gjendje së paku të luftojë për top tre në ligë.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve do të jetë kriter i domosdoshme, ngase kroatit po i mungon kompeticioni më i rëndësishëm në botë.
Ndërsa, kushti i tretë ka të bëjë me Massimiliano Allegrin, pra tekniku italian të vazhdojë në krye të “Rossonerëve”, pasi raportimet e fundit thonë se është një ndër opsionet për të drejtuar Kombëtaren e Italisë.
Në rast që Milani arrin t’i plotësojë këto kushte atëherë Modric do ta rinovojë kontratën dhe do të bëhej lojtari më i vjetër që luan në Ligën e Kampionëve, në moshën 41-vjeçare./Telegrafi