
Ditë feste dhe gëzimi në familjen e një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar! Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot një datë mjaft të rëndësishme, pasi vajza e tyre, Luna Mari, ka mbushur plot 2 vjeç.
Për të shënuar këtë moment magjik, Kiara ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video tejet të ëmbël nga mëngjesi i ditëlindjes. Në pamjet e publikuara, e vogla Luna teksa rrethohet nga një dekor festiv me tullumbace rozë dhe një tortë të bukur të përgatitur enkas për të.
“Është mëngjesi i ditëlindjes së dytë të vajzës sate,” shkruhet në videon që ka rrëmbyer menjëherë zemrat e fansave. Postimi është mbushur brenda pak minutave me mijëra pëlqime dhe qindra komente nga miq e ndjekës, të cilët i kanë uruar vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur.
Kanë kaluar tashmë dy vite që kur jeta e Kiarës dhe Luizit mori një kuptim krejtësisht të ri me ardhjen në jetë të Luna Marit. E vogla është kthyer padyshim në qendrën e botës për prindërit e saj, të cilët herë pas here zgjedhin të ndajnë me publikun momentet më të bukura të rritjes së saj.
