
Lidhja Demokratike e Kosovës të martën në ora 16:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.
Anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku-Sadriu ka konfirmuar se temë e diskutimit në këtë mbledhje do të jetë bashkëpunimi me Vjosa Osmanin
“Aktualitetet politike dhe gjithçka tjetër. Edhe Vjosa Osmani është. Janë çështje, kështu që të gjitha këto do të diskutohen janë çështje partiake”, tha ajo para gazetarëve.
Po në këtë mbledhja ajo tha se do të diskutohet edhe koalicioni i Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
“Të gjitha këto do të diskutohen janë çështje partiake”, tha Lushaku-Sadriu.
Osmani dhe Abdixhiku u takuan javën e kaluar. Pas takimit, asnjë nga ta nuk dhanë detaje mbi përmbajtjen e diskutimeve mbi dy orëshe.
Ish-presidentja tha se ishte “kafe mes miqve”.
Për këtë çështje, ish presidentja foli edhe sot. Osmani tha se nuk ka kërkuar asnjë pozitë nga askush.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani. Ajo u shpreh se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.