Sot është varrosur vëllai i Egzona Muçiqit, dhimbje e madhe në familje

20:49 | 06 Maj 2026

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Ngjarja ka prekur familjen dhe rrethin e tyre të afërt, shkruan “Kosovarja”.

I ndjeri është varrosur sot, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe të njohur. Atmosfera ka qenë e rënduar nga dhimbja për humbjen e tij të parakohshme.

Sipas informacioneve, ai është përcjellë për në banesën e fundit me shumë pikëllim, ndërsa familja po përballet me një humbje të madhe.

Komento: