
Ish-deputeti Haxhi Avdyli në Adresa tha se rezultati zgjedhor i vitit 2025, ku Albin Kurti arriti 51%, nuk ishte vetëm meritë e tij, por edhe rezultat i kontributit të faktorëve të tjerë politikë.
Sipas Avdylit, në këtë proces kanë ndihmuar edhe figura dhe grupe të tjera, duke përfshirë indirekt edhe Vjosa Osmani.
“Kurti e fitoi 51%, por nuk e fitoi krejt vet. I kemi ndihmu edhe ne disa. Edhe Vjosa, në mënyrë indirekte, me disa gjëra i ka ndihmu”, është shprehur ai.
Ai ka theksuar se njohjet ndërkombëtare të siguruara gjatë mandatit të Osmanit kanë pasur ndikim të tërthortë edhe në perceptimin për qeverinë.
“Vetëm me njohjet që i ka PR, tri njohje të Vjosa Osmanit, në mënyrë indirekte iu kanë atribuu edhe kësaj qeverie”, ka deklaruar Avdyli.
Tutje, ai ka përmendur edhe zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, duke theksuar se heqja e masave para zgjedhjeve ka qenë, sipas tij, meritë e Osmanit.
“Për shembull, heqja e masave të BE-së është meritë puro e Vjosa Osmanit. BE i ka heq masat para zgjedhjeve”, ka shtuar ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/CJ2Bz2uFmds