Hamza i uron mirëseardhje Dërgutit në PDK: Aktiviste e dalluar, zonjë që për dekada i ka shërbyer Kosovës

13:40 | 07 Maj 2026
hamza-i-uron-mireseardhje-dergutit-ne-pdk:-aktiviste-e-dalluar,-zonje-qe-per-dekada-i-ka-sherbyer-kosoves

Aida Dërguti, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka thënë se Dërguti dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar.

Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, ka shkruar Hamza.

Komento: