
Këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu ka ndarë një urim të veçantë dhe shumë emocional për bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.
Në një mesazh të publikuar, Fejzullahu shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e jetës së tij, duke e quajtur atë “dritë” dhe “rreze dielli” edhe pas katër dekadash së bashku.
“Nera, dashnija ime. Qysh e si me ta uru ditëlindjen? Qysh me të falënderu për dashninë e ndërsjellë mes nesh? E falënderoj Zotin që edhe pas 40 viteve, ke mbetë e njëjta dritë dhe rreze dielli për mu, o shpirti jem. Edhe 100 vite me mu e me krejt ata që të duam. Lali yt ❤️”, ka shkruar ai.

