Reagon Sami Lushtaku: “Pushteti tentoi të më sulmojë në Skenderaj”

13:50 | 14 Maj 2026
reagon-sami-lushtaku:-“pushteti-tentoi-te-me-sulmoje-ne-skenderaj”

Përmes një deklarate publike, Lushtaku tha se përmes “mekanizmave të tij”, pushteti i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka tentuar ta sulmojë gjatë qëndrimit të tij në Skenderaj.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ka kontribuar për vendin ndër vite dhe se, sipas tij, qytetarët nuk pranojnë më etiketime dhe fyerje politike.

Komento: