FSK publikon pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit në Lumbardhin e Deçanit, gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçares

17:25 | 14 Maj 2026
fsk-publikon-pamje-nga-aksioni-i-kerkim-shpetimit-ne-lumbardhin-e-decanit,-gjendet-trupi-i-pajete-i-55-vjecares

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit të zhvilluar në lumin Lumbardhi të Deçanit, ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti, e cila ishte zhdukur disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të FSK-së, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në koordinim me Policia e Kosovës dhe autoritetet lokale, pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.

“Pas kërkimeve intensive, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P.
Pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë iu dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Komento: