Certifikohen 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

14:25 | 16 Maj 2026
certifikohen-902-kandidate-te-21-subjekteve-politike-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Komento: