Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy burra në Pejë

09:03 | 17 Maj 2026

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi të njëjtit fillimisht i kishin penguar, e më pas edhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, raporton IndeksOnline.

‘Rr. Bill Klinton, Klinë / 16.05.2026 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që kishin penguar dhe më pas sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhte në njoftimin e policisë.

Komento: