E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që i dha fund jetës në Ferizaj

09:38 | 17 Maj 2026

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në terasën e shtëpisë së tij.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Fatijon Rexhepi (29-vjeçar).

Lamtumira e fundit 29-vjeçarit do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Rakaj.

Sipas informatave, momentin e rëndë e ka përjetuar vëllai i tij, B. Rexhepi, i cili rreth orës 07:30, derisa po kalonte pranë shtëpisë, e ka parë vëllain të varur me litar në terasë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima jetonte vetëm me nënën, por natën e kaluar kishte mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna ndodhej tek motra e saj.

Komento: