Afati i fundit për diasporën, sot përfundon regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit

10:35 | 17 Maj 2026
afati-i-fundit-per-diasporen,-sot-perfundon-regjistrimi-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Procesi i regjistrimit ka filluar më 6 maj dhe mbyllet sot, më 17 maj.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në përfaqësitë diplomatike.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ndërkohë, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese.

Komento: