Dërgohet në mbajtje burri që ngacmoi disa herë një grua në Prishtinë

12:00 | 17 Maj 2026
dergohet-ne-mbajtje-burri-qe-ngacmoi-disa-here-nje-grua-ne-prishtine

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar një grua për një periudhë të gjatë kohore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se e ka shqetësuar viktimën në forma të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Komento: