Aksident tjetër me fatalitet, humb jetën 60-vjeçari në Koshare të Ferizajt

13:35 | 18 Maj 2026
aksident-tjeter-me-fatalitet,-humb-jeten-60-vjecari-ne-koshare-te-ferizajt

Sipas Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot në fshatin Koshare, në rajonin e Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se rreth orës 12:15 policia ka pranuar informatën për aksidentin, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një mashkull rreth 60 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar dhe informata shtesë pritet të publikohen më vonë.

Komento: