Ilir Meta, letër kreut të SPAK-ut

14:45 | 18 Maj 2026
ilir-meta,-leter-kreut-te-spak-ut

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.

Për këtë letër ka vënë në dijeni ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, të deleguarën e ambasadës amerikane në Tiranë Nancy VanHorn, Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Kongresin e Senatin Amerikan, si edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Meta ngre akuza për shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike në hetimet ndaj tij, shkruan A2-shi.

Ai kërkon nga kreu i SPAK-ut që të mos bëhet asnjë kërkesë e re ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mbajtjes sekret të dokumenteve që lidhen me kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS.

Komento: