Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në grevë, shkak pagat

14:45 | 18 Maj 2026
punetoret-teknike-te-shkollave-ne-prishtine-nga-neser-ne-greve,-shkak-pagat

Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës, të cilat menaxhohen nga kompanitë private, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur protestë për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin prill.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se këta punëtorë që nga mëngjesi i ditës së martë do të hyjnë në grevë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Komento: