“Ata që ju thonë ndryshe, ju gënjejnë” – Deliu reagon pas raportit që renditi Kosovën ndër më të varfrat

14:45 | 18 Maj 2026
“ata-qe-ju-thone-ndryshe,-ju-genjejne”-–-deliu-reagon-pas-raportit-qe-renditi-kosoven-nder-me-te-varfrat

ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar lidhur me raportin e WorldAtlas, i cili e renditi Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë, pas Moldavisë.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra shkroi se kjo gjendje është pasojë e keqqeverisjes, paaftësisë dhe mungesës së vizionit për shtetin dhe qytetarët, derisa tha se qytetarëve po u servohen narrativa të rreme.

“Kosova sot është ndër vendet më të varfra në Evropë. Një realitet i dhimbshëm që nuk erdhi rastësisht, por si pasojë e keqqeverisjes, paaftësisë dhe mungesës së vizionit për shtetin dhe qytetarët. Ata që ju thonë ndryshe, ju gënjejnë”, ka shkruar ajo.

Sipas Deliut, për herë të parë pas luftës, shumë qytetarë ndihen të pasigurt dhe pa perspektivë në vendin e tyre.

“Familjet po e kanë gjithnjë e më të vështirë jetën, ndërsa të rinjtë po e humbin besimin se mund ta ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Një shtet nuk mbahet me propagandë e përçarje, por me punë, zhvillim, stabilitet dhe përkujdesje për qytetarin. Kjo gjendje duhet të ndryshojë sa më shpejt, para se pasojat të bëhen shumë të rënda për vendin tonë. 7 qershori është data”, shkroi ish-deputetja e PDK-së.

Komento: