​BE “shuplakë” Gjuriqit: Serbia u zotua të mos e pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

15:45 | 18 Maj 2026
​be-“shuplake”-gjuriqit:-serbia-u-zotua-te-mos-e-pengojne-anetaresimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-evropes

BE-ja ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ditë më parë tha se Kosova “nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës (CoE)” duke i kujtuar atij dhe vendit që ai përfaqëson se Serbia është pajtuar, në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Bazuar në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Në këtë kontekst, Brukseli, po ashtu, i ka kujtuar Serbisë kushtin se duhet të zbatojë të gjithë marrëveshjet e arritura më parë.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, është kusht për të dyja, Kosovën dhe Serbinë, të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, thuhet më tej në përgjigje.

Komento: