
Linda Morina dikur merrte gjithë vëmendjen në rrjetet sociale me videot dhe veprimet e saj që shpesh bëheshin virale. Ajo ishte një nga personazhet më të komentuara.
Pas një pauze të gjatë larg syrit të publikut, Linda është rikthyer sërish dhe ka habitur ndjekësit me paraqitjen e saj të re.
Ndryshimi më i madh që ra në sy ishte pesha e saj. Linda tashmë shfaqet me më shumë kilogramë dhe me një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte më parë.
Rikthimi i saj ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit po komentojnë transformimin e saj të fundit.

