Zhduket një 31-vjeçar me të meta mendore në Prishtinë, babai i tij e raporton rastin në Polici

10:50 | 19 Maj 2026

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh, ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Prishtinë, ku një person i moshës 31 vjeçare është zhdukur.

Rastin e ka raportuar babai i viktimës, sipas të cilit, 31 vjeçari është me të meta mentale.

‘‘PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë 18.05.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar  raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur’’, ka njoftuar Policia.

Komento: