Sveçla: Po bëhet Xhandarmëria e Republikës së Kosovës

10:50 | 19 Maj 2026
svecla:-po-behet-xhandarmeria-e-republikes-se-kosoves

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar krijimin e grupit punues për të themeluar Xhandarmërinë e Republikës së Kosovës.

Për këtë, ka njoftuar ministri në detyrë i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, ky grup punues do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë, si Agjenci e MPB-së.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Komento: