Hamza në familjen Dani në Fushë Kosovë: Vendi po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetarët kërkojnë shpresë dhe ndryshim

11:20 | 19 Maj 2026
hamza-ne-familjen-dani-ne-fushe-kosove:-vendi-po-humb-te-rinjte-nga-krizat-politike,-qytetaret-kerkojne-shprese-dhe-ndryshim

Kryetari i Partisë  Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Fadil Danit në Fushë Kosovë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryefamiljari Fadil Dani tha se kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe largimi i të rinjve janë sot ndër problemet më të mëdha që po prekin familjet kosovare.

“Kur një i ri mendon më shumë si të ikë nga vendi sesa si ta ndërtojë jetën këtu, atëherë është alarm për të gjithë ne”, tha Dani.

Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, stabilitet dhe politika që krijojnë shpresë për qytetarët, e jo për “konflikte e përçarje të pafundme politike”.

Sipas tij, familjet kosovare meritojnë më shumë siguri, zhvillim ekonomik dhe besim për të ardhmen në vendin e tyre.

Komento: