
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se kanë përfunduar 80% e punimeve për vendosjen e shtresave asfaltike në kilometrin e parë të segmentit rrugor lidhës me Tuneli i Llogarasë.
Sipas mediave në Shqipëri, aktualisht punimet kanë hyrë në fazën e asfaltimit, ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80 për qind, duke treguar një ecuri të shpejtë të realizimit të investimit.
Punimet po zhvillohen në segmentin rrugor që lidhet me hyrje-daljen e Tunelit të Llogarasë, ku ekipet teknike janë të angazhuara për përfundimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të tjera infrastrukturore që garantojnë funksionalitet të plotë të rrugës.
Përfundimi i këtij segmenti pritet të ketë rëndësi të veçantë edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përreth, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm.
Njoftimi i plotë:
Në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt.