I vjen fundi pritjes 22-vjeçare, Arsenali kampion i Anglisë

22:36 | 19 Maj 2026

Arsenali është kampioni i Anglisë në futboll.

Titullin e 14-të, të parin që nga viti 2004, skuadra e Arsenalit e siguroi sonte, pas barazimi 1:1 të Manchester Cityt me Bournemouthi.

Një xhiro para fundit, Arsenali i ka 82 pikë, katër më shumë se Manchester City.

Arsenali tani i ka 14 tituj të kampionit. Vetëm Liverpooli e Manchester Unitedi kanë më shumë tituj të Anglisë – nga 20. Manchester City mbetet me 10 tituj të kampionit.

Komento: