Anijet kineze me 4 milionë fuçi naftë irakiane kalojnë Ngushticën e Hormuzit

09:25 | 20 Maj 2026
anijet-kineze-me-4-milione-fuci-nafte-irakiane-kalojne-ngushticen-e-hormuzit

Dy anije cisterna kineze të ngarkuara me naftë të papërpunuar kaluan të mërkurën përmes Ngushticës së Hormuzit, sipas të dhënave të transportit detar.

Anijet, të cilat transportonin rreth 4 milionë fuçi naftë irakiane, ishin ndër supertankerët e paktë që po largoheshin nga Gjiri gjatë këtij muaji, bazuar në të dhënat e kompanive LSEG dhe Kpler.

Ndërkohë, çmimet e naftës pësuan rënie pas sinjaleve pozitive nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e Gjirit. Nafta bruto Brent ra në 110.16 dollarë për fuçi, përpara se të rikuperonte pjesën më të madhe të humbjeve gjatë tregtimit.

Komento: